Deklaratë nga ambasada Franceze, Gjermane, Italiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 6 qershor, 2017
Ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi marrë një numër të konsiderueshëm të raportimeve shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Në veçanti, duket se egziston një gadishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit Serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar. Veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla ti ndërpresin ato dhe i bëjmë thirrje autoriteteve dhe policisë së Kosovës që ti hetojnë këto raste në plotni.
Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime, ndikime dhe frikë të votojnë ashtu siç ua merr mendja. Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët e Kosovës ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm qytetarët e Kosovës kanë këtë fuqi dhe përgjegjësi. Si pjesë e komunitetit ndërkombëtarë, ne do të punojmë me këdo që përzgjedhni ju.