Deklaratë nga ambasada e SHBA-ve për bashkëpunim të vazhdueshëm

Deklaratë nga ambasada e SHBA-ve për bashkëpunim të vazhdueshëm, 5 prill, 2020

I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19. #TogetherWeCan