Deklaratë me rastin e përvjetorit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, 20 maj, 2023
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian e përsërisin thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë në tërësi dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi ligjor dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar as pas shtatë viteve.
Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe janë parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe përparimin e mëtejmë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesat e mëtejme janë pengesë në këtë progres.