Deklaratë e QUINT-it dhe BE-së në Kosovë për vendimin e 28 korrikut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Deklaratë e QUINT-it dhe BE-së në Kosovë për vendimin e 28 korrikut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me Licencën e Biznesit të Klan Kosovës, 28 korrik, 2023

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë.  Revokimi i licencës së çdo medie është një hap domëthënës që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces ligjor të drejtë dhe transparent  për zgjidhjen e situatës.