20 mars, 16:20
Sot është ditë e rëndësishme. Sot, Kuvendi i Kosovës ka mundësi të ecë përtej këtij debati kokëfort për kufirin dhe të shënoj një fitore të rëndësishëm për qytetarët e saj.
Dy vite e gjysmë të përparimit dhe integrimit të mundshëm me Europën janë humbur pë shkak të kësaj çështjeje. Kosova nuk ka më kohë për të humbur.
Po aq sa është kjo çështje për liberalizimin e vizave, po aq është edhe për zgjidhjen e çështjes së kufirit me një shtet aleat miqësor dhe anëtare të NATO-s, Malin e Zi.
Kjo votë do të tregojë cilat parti janë serioze për përgjegjësitë e tyre për ta qeverisur Kosovën për të mirën e qytetarëve të saj nga të gjitha komunitetet e cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike.
Iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë në favor të kësaj marrëveshjeje. Abstenimi ose mosprania paraqet votë kundër marrëveshjes dhe kundër interesave më të mirë të popullit tuaj.
Çdo votë llogaritet.
E nëse kjo marrëveshje nuk kalon, regjistri i votave do të tregojë se kush dështoi para popullit të Kosovës.
Vazhdoj të mahnitem me sa mund punojnë disa njerëz për t’ua pamundësuar qytetarëve të ri të Kosovës për të udhëtuar në Evropë.
Mos i lini qytetarët tuaj në izolim. Votoni për të ardhmen e Kosovës. Votoni për këtë matrëveshje.
21 mars, 13:00
Deri në këtë moment sot ishte një zhgënjim i vërtetë për mua. Njerëz me ide të falimentuara përdorin dhunë politike për të tentuar që të arrijnë qëllimet e tyre. Kjo nuk duhet të ndodhë në Kosovë. Kosova është më e mirë se kaq. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet evropian. Gazi lotsjellës nuk është diçka evropiane.
Dua të them se kam respekt të jashtëzakonshëm për Deputetët e Kuvendit që janë në seancë sot duke tentuar që të përdorin mjete demokratike për të arritur qëllime pozitive. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Policinë e Kosovës dhe për pjesëtarët e personelit të Kuvendit që po përpiqen që t’i vënë gjërat në funksion përkundër vështirësive.
Do t’i inkurajoja të gjithë Deputetët e Kuvendit që të kthehen në Sallën e Kuvendit. Do t’i nxisja ata që të votojnë ‘Po’ për Marrëveshjen për Demarkimin e Kufirit. I inkurajoj ata që të votojnë ‘Po’ për Evropën. I inkurajoj ata që të votojnë ‘Po’ për përparim të Kosovës. Kjo çështje i ka bllokuar gjërat në Kosovë për një kohë tepër të gjatë tashmë. Ka ardhë koha që Kosova të lëvizë përpara. Ka shumë gjëra më të rëndësishme që duhet bërë.
21 mars, 13:30
Po kthehem në ambasadën time për disa takime. Do të kthehem. Nuk po heq dorë. Shpresoj që edhe deputetët e kuvendit nuk do të heqin dorë. Sot është dita për të votuar ‘po’ dhe unë jam optimist se kjo do të ndodhë dhe se marrëveshja për kufirin do të kalojë.
21 mars, 17:20
U ktheva ashtu siç premtova. Më duhet të them se vërtetë jam i zhgënjyer që një parti po përdorë dhunë për të penguar demokracinë në Kosovë. Shpresoj se deputetët e kuvendit do të kthehen në kuvend sa më pare që është e mundshme për të votuar ‘po’ për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit. Do të doja të shihja Listën Serbe këtu për të votuar ‘po’ për një marrëveshje e cila qartësisht është në dobi edhe të bashkësisë së tyre. Kosova ka nevojë të bëjë përparim.
21 mars, 19:00
Ky vërtetë është lajm i shkëlqyeshëm. Urime Kosovë! Kuvendi bëri të duhurën dhe në emër të shtetit tim dua t’i them ‘faleminderit’ të gjithë deputetëve të Kuvendit që kanë marrë pjesë në mënyrë demokratike dhe kanë votuar ‘po’ për Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi. Lajm i mrekullueshëm, i mrekullueshëm.