Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, 4 qershor 2015

Sot në Prishtinë qëndroi i Dërguari Special i Presidentit në Koalicionin Global Kundër ISIS-it, Gjenerali John Allen për tu takuar me Presidenten Jahjaga,  Kryeministrin Mustafa dhe Zëvendës-kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Thaçi për të diskutuar përparimin e bashkëpunimit për ta degraduar dhe mposhtur ISIS-in. Gjenerali Allen gjithashtu takoi Ministrin e Punëve të Brendshme Hyseni dhe Policinë e Kosovës për të shqyrtuar bashkëpunimin tonë kundër terorrizmit.

Gjatë gjithë takimeve që pati sot Gjenerali Allen çmoi anëtarësimin e Kosovës në koalicionin global në luftën kundër ISIS-it dhe pjesëmarrjen e saj në Grupin Punues të Koalicionit për shpërndarjen e mesazheve të kundërta si dhe përpjekjet e Kosovës për të kundërshtuar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të penguar rrymat e luftëtarëve të huaj terroristë. Gjenerali Allen u pajtua me zyrtarët e Kosovës rreth rëndësisë së përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave dhe të informacioneve për të ndihmuar në ndalimin e lëvizjes së luftëtarëve të huaj, dhe diskutuan një varg mënyrash se si ne mund të zgjerojmë dhe thellojmë përqasjen ndaj popullatave që janë të rrezikuara nga radikalizimi.