Deklaratë e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, 27 tetor 2015

Ambasada e SHBA në Prishtinë uron Qeverinë e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) sot në Strasburg. Pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe të zbatohet MSA-ja do të ofrojë përfitime të prekshme për popullin e Kosovës. Ajo përfaqëson një përparim të vërtetë në integrimin në institucionet evropiane dhe transatlantike.