Ambasada e SHBA-ve mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amandamentet e propozuara për Gjykatën Speciale. Ky vendim ndihmon që t’i hapet rruga Kuvendit për të krijuar Gjykatën Speciale, zotim ky që Kosova e bëri në Shkëmbimin e Letrave me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në vitin 2014. Për Kosovën është me rëndësi që të merret me akuzat e bëra në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 ashtu që Kosova të shkojë përpara dhe të tregojë përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj sundimit të ligjit. Ne kuptojmë se për disa ky është një vendim i vështirë por kjo ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Kosovës për çlirim. SHBA-të mbesin në përkrahje të punës që Task Forca Hetuese Speciale ka bërë duke u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile, dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë hapat e ardhshëm për të themeluar Gjykatën Speciale.