Deklaratë e Ambasadës, 24 tetor 2015

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson që Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të mundësuar një të ardhme të sigurt dhe të begatshme për qytetarët e vendit. Ne e mirëpresim përfundimin e suksesshëm të seancës së fundit plenare dhe i përkrahim të gjitha masat brenda ligjit të Kosovës dhe Rregullores së Punës të Kuvendit për të siguruar që Kuvendi të mund ta kryejë punën e tij të rëndësishme. Debati paqësor është pjesë e pandashme e çdo demokracie, por dhuna nuk luan rol. Ne fuqimisht dënojnë dhunën e mbrëmshme dhe e përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin e tyre.