Deklarata e ambasadorit për RTK-në, 31 gusht 2017
RTK: Cila ishte arsyeja e e takimit me Z. Stavileci?
Ambasadori Delawie: Kam ardhur për ti shprehur bashkëndjenjat e mia lidhur me sulmin ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhi në fillim të javës. E kundërshtoj çdo lloj dhune, Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çfarëdo dhune të përdorur si mjet politik. Kam shprehur shqetësimin tim personal lidhur me sulmin ndaj zonjës Stavileci dhe gjithashtu përcolla një letër nga Hoyt Yee, ndihmës-sekretarit tonë të shtetit, një letër të dërguar personalisht nga Hoyt lidhur me sulmin, shprehjes së bashkëndjenjes dhe shpresës për shërim sa më të shpejtë.
Dua të them se jemi të inkurajuar me reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe jam i bindur që shumë shpejtë Policia e Kosovës do të jetë në gjendje ta zgjidh këtë rast. Më duhet ta ndërlidhi këtë sulm me ngjarjet tjera që kanë ndodhur rishtazi. Ishte rasti i sulmit ndaj ish-gazetares Arbana Xharra në muajin maj, sulmi ndaj u.d. drejtorit të përgjthshëm të qendrave korrektuese të Kosovës Sokol Zogaj, drejtorit të gazetarisë hulumtuese Insajder Parim Olluri dhe rastit për të cilin posa u njoftuam në Skenderaj ndaj Beqir Veliut i cili me gjasë ka ndodhur mbrëmë dhe akoma është duke u hetuar.
Dhuna të cilën jemi duke e parë këtu, me të vërtetë i kujton disa nga periudhat më të errëta të historisë Kosovare dhe do të thosha se të gjithë ata të cilët ndajnë të njëjtin mendim me mua, që Kosova plotësisht të integrohet në Europë, duhet të angazhohen kundër këtij lloji të dhunës sepse është duke i shkaktuar Kosovës regres. Askush nga ata të cilët angazhohen për të ardhmen e Kosovës brenda Europës, mund të përfitojnë nga kjo dhunë.