Deklarata e ambasadorit për BIRN-in pas ceremonisë së certifikimit në AUK, 9 shkurt 2016

BIRN: Z. Ambasador, ju lutem na thoni si e komentoni situatën politike në Kosovë?

Ambasadori: Pikë së pari, unë e përkrah iniciativën e Presidentes për të zgjidhur bllokadën politike përmes dialogut. I mirëpres angazhimet e mëtutjeshme në mes të liderëve të partive.  Duhet të them se kam qenë i zhgënjyer nga disa reagime që i kam dëgjuar për takimin e djeshëm. Është e rëndësishme për njerëzit që ta kuptojnë që qytetarët i punësojnë politikanët që të marrin vendime. Disa nga ato vendime janë kundërthënëse, por përdorimi i fjalëve si ‘tradhti’ dhe ‘diktaturë’ për t’i karakterizuar vendimet që i marrin politikanët derisa janë duke e bërë punën e tyre vërtetë e bëjnë dialogun më të rëndë dhe demokracinë më të vështirë, si dhe e bën më të vështirë arritjen e zhvillimit demokratik të Kosovës që të gjithë duam ta shohim.

Në këtë moment mendoj se Kosova është në zgrip. Progresi është i mundshëm, por nuk është i sigurt. Ende mbetet edhe shumë punë për t’u bërë dhe atë punë duhet ta bëjë një Kuvend që funksionon, qoftë përmes bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian, qoftë përmes bashkëpunimit me ShBA-të në Sfidat e Mileniumit dhe në shumë çështje tjera në agjendë për Kuvendin e Kosovës.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që bllokada politike të zgjidhet. Dua që Kuvendi të funksionojë, dua që deputetët të jenë në gjendje ta bëjnë punën që punëdhënësit e tyre, qytetarët e Kosovës, po i paguajnë për ta bërë. Sigurisht që i përkrahu përpjekjet e Presidentes për ta përdorur dialogun për të sjellë një zgjidhje për bllokadën politike”.

BIRN:Po për presidentin e ri? A besoni se presidenti i ri do të zgjedhet me kohë?

Ambasadori: Rreth zgjedhjes së Presidentit: I përket Kuvendit të vendosë për Presidentin e ri. E kuptoj si funksionojnë ligjet, por kjo nuk është puna ime