Deklarata e ambasadorit Jeffrey M. Hovenier, 24 shtator 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, 24 shtator. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagues i parë në situata emergjente dhe krize. E vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR),sipas nevojës.
Jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. Ata duhet t’i ndërpresin menjëherë sulmet e tyre.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, i shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu, u dëshiroj shërim të shpejtë dy policëve të plagosur.