KTV: Cili është mendimi juaj lidhur me atë që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës?
Ambasadori Delawie: Disa gjëra. Duhet ta pyes veten nëse ata që janë duke gjuajtur gazin lotsjellës mendojnë se janë mbi ligjin. Shpresoj se jo. Në SHBA, ne besojmë se çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe çdo njeri duhet të përballet me të njëjtin ligj.
Poashtu, mendoj për deputetët që vuajtën nga sulme të shumta me gaz lotsjellës, për policët brenda sallës dhe jashtë në rrugë, për personelin e Kuvendit që përballohen me këtë situatë jashtëzakonisht të mundimshme dhe ndoshta edhe të rrezikshme, për t’i shërbyer popullit të Kosovës. Për mendimin tim këta njerëz janë heronj. Mendoj se një Kuvend duhet të jetë një vend i sigurtë ku njerëzit mund të debatojnë për çështjet, të mos pajtohen për çështjet, dhe në fund të gjejnë mënyrat për t’i shërbyer popullit të shtetit të tyre. Sigurisht se ky është ai lloj i Kuvendit të cilin mëton ta ketë Kosova dhe unë sigurisht dëshiroj që ata ta kenë këtë.
Një gjë tjetër që desha ta them është – e dini – se është e qartë se kjo dhunë ka shkuar tëpër larg. Jo pse unë isha prezent aty, ajo kishte shkuar tepër larg tashmë. Mendoj se zgjedhja këtu është mjaftë e qartë – a dëshironi një Kosovë demokratike apo jo? Deputetët, policia, dhe personeli këtu – ata qartësisht kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata dëshirojnë një Kosovë demokratrike.
Në 16 vitet e fundit SHBA-të kanë investuar për të ndihmuar qytetarët e Kosovës që të krijojnë një shtet ku ata mund t’i zgjedhin udhëheqësit e tyre në kutitë e votimit dhe jo në bazë të armëve dhe dhunës. Do të vazhdoj të bëj më të mirën që mundem së bashku me ekipin në ambasadën amerikane për të përkrahur demokracinë në Kosovë, për të përkrahur një Kuvend që funksionon normalisht, dhe për të përkrahur popullin e Kosovës.
Ju faleminderit shumë.