Deklarata e Ambasadorit Delawie në Kuvend, 26 shkurt 2016

Para së gjithash, më duhet të them se unë jam i frustruar për shkak se opozita ka përdorur prapë dhunë për të penguar procesin demokratik në Kosovë. Demokracia e Kosovës, dhe të drejtat e njerëzve për të pasur një qeveri funksionale, nuk duhet të vazhdojnë të pengohen nga një pakicë e deputetëve. Është interesante – unë mendoj se opozita tregoi gjatë një pjese të mirë të debatit që ata dijnë të bëjnë debat – demokratik – por pastaj, për fat të keq, kjo kaloi përsëri në gaz lotsjellës. Në përfundim, dua të them se Shtetet e Bashkuara kanë besim në demokracinë e Kosovës. Unë jam këtu, edhe njëherë, për të treguar mbështetjen time për institucionet e Kosovës, për popullin e saj, si dhe për Kuvendin e zgjedhur në zgjedhjet e vetme të lira dhe të ndershme në Kosovë në vitin 2014. Ne falënderojmë Policinë e Kosovës dhe personelin e Kuvendit që po e mbajnë situatën të qetë dhe të sigurtë.