Deklarata e ambasadorit Delawie lidhur me gazin lotsjellës në Kuvend 19 shkurt 2016

RTK: E dimë që sot është Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, megjithatë e kemi edhe një ngjarje politike në Prishtinë, seancën e Kuvendit, e cila është ndërprerë. Cili është mendimi juaj rreth saj?

Ambasadori Delawie: Më duhet të them që jam shumë i zhgënjyer që opozita ka vendosur të hedhë gaz lotsjellës sot në Kuvend. Vetëm dy ditë pasi festuam ditëlindjen e tetë të Kosovës, është për të ardhur keq që po i shoh njerëzit duke u përpjekur për ta prishur demokracinë e Kosovës. Me të vërtetë i nxis të gjitha partitë të përpiqen ta ndryshojnë mënyrën e të menduarit, të përpiqen të punojnë drejt dialogut për ta ndërprerë këtë ngërç politik. Do t’i nxisja të gjithë që ta shmangin gjuhën nxitëse si ‘tradhtar’ apo ‘qyqyr’, që e bëjnë dialogun shumë më të vështirë dhe për ta zhvilluar një Kosovë të tillë çfarë iu duhet dhe e duan qytetarët e Kosovës. Ju faleminderit shumë.