Deklarata e ambasadorit Delawie gjatë vizitës së ushtrimit “Shqiponja 6”

Ambassador Delawie at Eagle VI

Deklarata e ambasadorit Delawie gjatë vizitës së ushtrimit “Shqiponja 6,” 11 maj 2018


Ua! Çfarë ushtrimi të mirë arriti Forca e Sigurisë së Kosovës me kryerjen me sukses të ushtrimit “Shqiponja 6”. Ky ushtrim për reagim ndaj fatkeqësive po mbahet në kohë të duhur dhe është shfaqje e shkëlqyeshme e shërbimeve thelbësore që FSK-ja ua ofron të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Me të vërtetë jam i lumtur që jam këtu me shumë kolegë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si gjeneral-majori Orr nga Garda Kombëtare e Ajovës; gjeneral-majori Powell nga KFOR-i; si dhe me shumë të tjerë nga Ajova dhe nga vendet e tjera të ShBA-së. Ky është ushtrim i hatashëm dhe mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë ne.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë punuar përkrah Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me gjashtë vende të tjera, për ta organizuar këtë ushtrim.

Gjithsej, gjatë dy javëve të shkuara në ushtrimin “Shqiponja 6” ishin të përfshirë 88 ushtarakë amerikanë. Ata përfaqësojnë Gardën Kombëtare të Ajovës dhe forcat ushtarake amerikane në Evropë. Jam tepër krenar për punën e përmbushur nga ushtarakët tanë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Besimi i qytetarëve të këtij vendi në Forcën e Sigurisë së Kosovës është më se i merituar. FSK-ja e ka fituar reputacionin si organizatë e besueshme dhe e aftë. FSK-ja përfaqëson të gjithë segmentët e shoqërisë kosovare dhe gjatë këtij ushtrimi e ka shfaqur gatishmërinë e saj për të qenë në krye të detyrës.

Shpresojmë të shohim FSK-në duke vazhduar përmirësimin e gjithë këtyre të arriturave tashmë mbresëlënëse dhe synojmë të punojmë përkrah saj në çdo hap.