Nga t’ia Nisësh në Shtetet e Bashkuara

Në këtë faqe do të gjeni një përshkrim të shpejtë të resurseve të disponueshme për kompanitë në Kosovë që janë duke i shqyrtuar mundësitë për investime në Shtetet e Bashkuara dhe gjetjen e partnerëve tregtarë, si dhe disa sugjerime nga t’ia nisni.

Investimi në SHBA
SelectUSA është projektuar për të plotësuar aktivitetet e shteteve tona – si ngasës kryesorë të zhvillimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Nga t’ia nisësh?

Në vitin 2012, Kongresi amerikan shtoi Kosovën në listën e vendeve të tregtisë preferenciale, të njohur si Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP). Kjo mundëson eksportimin e një numri të konsiderueshëm të produkteve kosovare në SHBA pa detyrimet e importit. Për listën e plotë, ju lutemi klikoni këtu.
Për më shumë informacioni shkoni në Udhëzuesi për GSP (PDF 379KB).
Për të parë mundësitë për investime në SHBA dhe për t’u njohur me tregun e SHBA-së, ju lutemi shkoni në uebfaqen SelectUSA.

  1. Vizitoni uebfaqen SelectUSA për të marrë informacion të përgjithshëm mbi investimin në SHBA. SelectUSA kërkon të nxjerrë në pah përparësitë e shumta që Shtetet e Bashkuara ofrojnë si lokacion për biznes dhe investim. Nga një treg i gjerë i brendshëm, në një sistem ligjor transparent, e gjer tek kompanitë më novatore në botë, Amerika është vendi për biznes.  Në website ju mund të shfletoni informacionin mbi shtysat për biznes që ofrohen nga shtetet dhe territoret e ndryshme.
  2. Na kontaktoni në Ambasadën amerikane në Prishtinë për të diskutuar për interesimet dhe nevojat tuaja.

Vizat

Për informacion në lidhje me vizat e biznesit, ju lutemi vizitoni http://travel.state.gov/visa/ për informacione të hollësishme.