Nga t’ia nisësh në Prishtinë

Eksportimi në Kosovë
Presidenti Obama shpalli Nismën Kombëtare për Eksport (NEI) http://www.export.gov më 2010, me synimin për t’i dyfishuar eksportet gjer më 2014. Ambasadat amerikane janë zotuar për mbështetjen e kompanive amerikane për të filluar eksportimin ose për rritjen e eksporteve të tyre në Kosovë.

Ju lutemi VINI RE se nuk ka faqe për Kosovën në export.gov.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ofron shërbime këshilluese për biznes dhe lehtëson përpjekjet e investitorëve, eksportuesve dhe bizneseve të interesuara për zgjerimin e aktiviteteve në tregun e Kosovës. Seksioni ekonomik dhe komercial i ambasadës mund të sigurojë informacione të vlefshme mbi kushtet, klimën e biznesit dhe mundësitë e investimeve në tregun vendor. Ne promovojmë eksportin e mallrave dhe shërbimeve amerikane në Kosovë, mbrojmë interesat e biznesit amerikan këtu. Para se të hyjnë në tregun e Kosovës, investitorët amerikanë duhet ta shqyrtojnë Udhëzuesin komercial vendor për Kosovë (PDF 904 KB) dhe po ashtu të kontrollojnë uebfaqet e institucioneve tjera.

Udhëzuesi komercial vendor (PDF 904 KB) është dokument i gjerë që mëton të ndihmojë për t’i kuptuar tregjet në Kosovë dhe të japë njohuri për investitorët. Raporti përmban të dhëna të shumta mbi rregulloret ligjore dhe tregtare, klimën politike dhe të investimeve, regjimin doganor dhe tatimor, etj. Rekomandohet fuqishëm që çdo biznes amerikan ta shqyrtojë këtë dokument para se të vijë në Kosovë. Ne iu rekomandojmë të gjitha bizneseve amerikane që ta shqyrtojnë këtë dokument: Kumtesa për klimën e investimeve. (PDF 569 KB)

Ministria e Kosovës për Tregti dhe Industri (MTI) promovon në mënyrë aktive tregtinë dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit duke zvogëluar dhe larguar barrierat e panevojshme, lejet e punës, dhe duke hequr tarifat për regjistrimin e biznesit, etj.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është gjithashtu aktive në promovimin e investimeve të huaja dhe ndërmerr qasje dinamike në promovimin e Kosovës si vend i mirë për të investuar.

Oda Ekonomike Amerikane (AmCham) në Kosovë ka një anëtarësi të gjerë dhe rregullisht mbledh bizneset amerikane dhe joamerikane për të shtytur rritjen e transparencës dhe inputin e sektorit privat në vendimmarrjen dhe reformat e qeverisë.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë biznesi që avokon për avancimin e tregtisë, zhvillimit dhe mjedisit më të mirë të biznesit në Kosovë.

Qendra e Avokimit ndihmon për të siguruar që shitjet e produkteve dhe shërbimeve amerikane kanë gjasën më të mirë të mundshme për konkurrencë jashtë vendit.
Kontaktoni zyrën tuaj lokale të Qendrës për asistencë rreth eksporteve amerikane dhe flisni me një specialist të tregtisë për të marrë këshilla dhe mbështetje për të eksportuar në Kosovë.

Korporata për Investime Private Tejdetit (OPIC) dhe Banka për Eksport-Import e Shteteve të Bashkuara punojnë së bashku për të mbështetur projektet në rajon.

Qeveria e Kosovës është e hapur për biznes dhe ka ndërmarrë një varg hapash për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të joshur investimet e huaja. Ju lutemi, shihni më poshtë vegzat e institucioneve relevante qeveritare:

Investitorët e mundshëm: Nga t’ia nisni?

Nëse jeni duke shqyrtuar investimin në Kosovë, ja ku janë disa hapa që mund të dëshironi t’i merrni parasysh gjatë përgatitjeve për t’ia nisur punës:

  • Regjistrohuni pranë Ambasadës së SHBA-së – Nëse po planifikoni vizitë për të shqyrtuar mundësitë për investim, na bëni me dije duke dërguar e-mail tek adresat e kontaktit në këtë faqe.
  • Vizitoni resurset e vendit mikpritës, siç janë ueb-portali i QK-së.
  • Kontaktoni organizatat vendore mbështetëse të biznesit amerikan, siç janë Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.
  • Caktoni një takim me ekipin tonë ekonomik ose tregtar për të diskutuar për çdo çështje që mund të dalë në pah.

Puna në Kosovë
Ju lutemi kontrolloni uebfaqen e Ambasadës amerikane në Prishtinë për informata mbi vizat dhe paralajmërimet për udhëtim.

Paralajmërimet për udhëtim.
Sigurohuni që të kontrolloni edicionin aktual të Paralajmërimit për udhëtim të Departamentit të Shtetit për Kosovë.

FCPA
Ligji për Praktikat e Huaja të Korrupsionit (FCPA) është mjet i rëndësishëm kundër korrupsionit, i hartuar për të shkurajuar praktikat korruptive të biznesit në favor të tregjeve të lira dhe të drejta. FCPA ndalon premtimin, ofrimin, dhënien apo autorizimin e dhënies së çfarëdo gjësendi me vlerë një zyrtari qeveritar të huaj për qëllime të marrjes apo mbajtjes së biznesit. Këto ndalesa vlejnë për personat amerikanë, si individë ashtu edhe kompani, dhe kompanitë që janë të listuara në bursat amerikane. Ligji gjithashtu parasheh që kompanitë që tregtojnë publikisht në SHBA të mbajnë libra dhe të dhëna të sakta dhe të zbatojnë kontrollet e duhura të brendshme.

Një palë në transaksion që kërkon të dijë nëse një kurs i propozuar i veprimit do të përbënte shkelje të FCPA-së, mund të përfitojë nga procedura e opinionit që përcaktohet me këtë ligj. Brenda 30 ditëve nga marrja me shkrim e përshkrimit të një kursi të propozuar të veprimit, Prokurori i Përgjithshëm do t’ia sigurojë palës një opinion me shkrim nëse veprimi i propozuar do të shkelte FCPA-në. Veç opinioneve që i japin palës kërkuese një prezumim të kundërshtueshëm se veprimi nuk paraqet shkelje të FCPA-së, Departamenti i Drejtësisë po ashtu publikon edhe opinionet nga e kaluara, në të cilat mund të gjenden udhëzime për kompanitë e tjera të cilat përballen me situata të ngjashme.
Më shumë informacione mbi procedurën e opinionit të Departamentit të Drejtësisë mund të gjenden këtu.