Mundësi Tregtie

Kosova është e hapur për biznesin tuaj

Shërbimet e reja të seksionit komercial pranë ambasadës amerikane në Prishtinë

Seksioni ekonomik dhe komercial i ambasadës amerikane në Kosovë, bashkëpunon ngushtë dhe rregullisht me postin e vet të partneritetit në Shërbimin Komercial të SHBA-së në Vjenë të Austrisë, për t’iu ofruar ndihmë kompanive amerikane që dëshirojnë të hyjnë në tregun kosovar. Ne ofrojmë informacione mbi klimën e biznesit në Kosovë dhe mund t’ju ndihmojmë që të promovoni biznesin tuaj në Kosovë. Ne gjendemi në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Seksioni komercial në ambasadën amerikane në Kosovë mund t’iu ofrojë njohuri të vlefshme mbi kushtet dhe mundësitë e biznesit në tregun vendor. Ne promovojmë eksportin e mallrave dhe shërbimeve amerikane dhe mbrojmë interesat e biznesit amerikan në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me zyrën amerikane për Shërbim Komercial në Vjenë për të siguruar shërbimet më të mira të mundshme për kompanitë amerikane.

Nëse jeni duke hyrë, duke shqyrtuar hyrjen në tregun e Kosovës, apo duke u zgjeruar brenda tregut të Kosovës, seksioni komercial në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë mund të punojë me ju për t’ju ofruar shërbime që i përshtaten nevojave tuaja. Ne mund t’ju ndihmojnë me planifikimin dhe çështjet strategjike; kërkesat ligjore dhe rregullative; dhe sfidat tregtare.

Ne ofrojmë disa shërbime, por në qoftë se doni të jenë të sigurt, përcaktohuni për paketën tonë gjithëpërfshirëse Platinum Key Service!

Tarifat tona janë të ndryshueshme dhe varen nga madhësia e kompanisë, si dhe ngarkesa e përgjithshme e punës së kërkuar.Po mendoni ta zgjeroni biznesin tuaj në Kosovë? Stafi ynë do të punojë me ju për të krijuar së bashku një paketë gjithëpërfshirëse të zgjidhjeve që plotëson nevojat tuaja.Shërbimi për lehtësim të biznesitMerrni mbështetje logjistike dhe administrative me kosto të ulët kur jeni në udhëtim biznesi ndërkombëtar.  Shërbimi për lehtësim të biznesit i Shërbimit Komercial të SHBA-së ofron zgjidhje fleksibile që do t’ju lejojnë të bëni biznes kur jeni larg nga shtëpia. Këto shërbime mund të përfshijnë: shërbimet e interpretimit/përkthimit; pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve të ofertës; promovimin e një kompanie të vetme; ftesat për anëtarë të shënjestruar të komunitetit të biznesit vendor; dhe ndihmë me seminare të produktit.Shërbimi i përputhjes Gold Key(Për kompanitë amerikane) Nëpërmjet shërbimit tonë të përputhjes Gold Key, seksioni komercial në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë mund t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme amerikane në gjetjen e partnerëve të duhur të biznesit në tregjet e tyre të shënjestruara për eksport. Në emrin tuaj, ne do të organizojmë takime sy më sy me agjentë, blerës, distributorë, përfaqësues të shitjes, kontakte nga shoqatat dhe qeveria, partnerë të licencimit ose sipërmarrjes së përbashkët dhe lojtarë tjerë kyç, të cilët janë verifikuar paraprakisht. Stafi ynë mund të sigurojë: takime me partnerë të mundshëm tregtarë në sektorët kyç të industrisë; udhëzime mbi strategjitë e duhura për riveprim; ndihmë udhëtimi; shërbime interpretimi; dhe mbështetje logjistike.(Për kompanitë ndërkombëtare) Caktimi i takimeve të verifikuara paraprakisht me prodhuesë dhe ofruesë të shërbimeve të gatshëm për të eksportuar në SHBA, të cilët janë kualifikuar paraprakisht. Nëpërmjet shërbimit tonë të përputhjes Gold Key, Shërbimi Komercial i SHBA-së i ndihmon kompanitë ndërkombëtare për të gjetur partnerët e duhur të biznesit në Shtetet e Bashkuara. Në emrin tuaj, ne do të organizojmë takime sy më sy me kompanitë amerikane të verifikuara paraprakisht. Specialistët tanë tregtarë do t’ju ofrojnë: një raportim mbi tregun që përshkruan kushtet e tregut në zonës gjeografike që keni vënë në shënjestër në SHBA; hapësirë për zyrë për ditën e takimeve të planifikuara; përdorimin vendor të shërbimeve të faksit, telefonit e internetit; ndihma në aranzhimin e qëndrimit në hotel; dhe shërbime të interpretimit dhe transportit për një tarifë shtesë.Shërbimet e përputhjes Gold Key ofrojnë:

  • Raporte mbi tregun dhe industrinë, të përshtatura enkas për ju
  • Takime me partnerët e mundshëm tregtarë në sektorët kyç të industrisë
  • Raportim dhe ndihmë pas-takimit në zhvillimin e strategjive të duhura për veprim pasues
  • Ndihmë me aranzhimet e udhëtimit dhe akomodimit, shërbimit të interpretimit dhe mbështetje administrative

Shërbimet Platinum KeyMerrni mbështetje afatgjatë, gjithëpërfshirëse, të përshtatur enkas për realizimin e synimeve tuaja ndërkombëtare. Nëpërmjet shërbimit Platinum Key, bizneset dhe filialet e bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane mund të krijojnë qasje në ndihmën e nevojshme për identifikimin e tregjeve, lansimin e produkteve, zhvillimin e mundësive për projekte madhore, kapërcimin e pengesave të qasjes në treg, ballafaqimin me çështjet rregullative dhe më shumë. Stafi ynë do të punojë ngushtë me ju në identifikimin e nevojave, monitorimin e progresit dhe do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme.Shërbimet Platinum Key, të përshtatura enkas për ju, mund të përfshijnë:Planifikimin dhe strategjinë

  • Mbështetje për planin e biznesit për hyrje apo zgjerim në Kosovë.
  • Marrjen e ideve dhe zgjidhjeve të leverdishme për të ndihmuar në arritjen e objektivave të biznesit tuaj.

Çështjet ligjore dhe rregullative

  • Përcaktimi i nevojave për licenca eksporti për transportimin e produkteve tuaja.
  • Të kuptuarit dhe përputhshmëria me standardet globale të produktit, kërkesat e çertifikimit, rregullat e energjisë elektrike, si dhe ligjet e paketimit.
  • Mësoni si t’iu shmangeni çështjeve dhe kontesteve ligjore lidhur me të drejtat e pronës intelektuale.

Kërkesat e dokumentacionit dhe produktit

  • Mësoni rreth dokumenteve të eksportit, duke përfshirë parashtrimin elektronik të informacionit të eksportit, faturat, listat e paketimit dhe çertifikatat e origjinës.

Problemet tregtare

  • Merrni ndihmë lidhur me çështjet doganore.
  • Gjeni mbështetje në qoftë se eksportet e kompanisë suaj apo ofertat e Qeverisë së Kosovës preken negativisht nga një pengesë tregtare apo nga çështje që kanë të bëjnë me qasjen në treg.
  • Mësoni si ta kufizoni riskun e mospagesës dhe si të merrni këshillim nëse lindin probleme.

Financat dhe sigurimet tregtare

  • Formuloni një strategji të financave të eksportit duke përdorur si avantazh programet e huadhënies të ofruara nga Banka Eksport-Import e Amerikës, Administrata e Biznesit të Vogël, si dhe organizata të tjera të financimit tregtar për të zvogëluar riskun dhe për t’ia mundësuar kompanisë suaj ofrimin e kushteve konkurruese të shitjes në Kosovë (nëse ka në dispozicion).
  • Bëni shpallje në katalogun tonë zyrtar të furnizuesve amerikanë që i dërgohet rreth 400000 kompanive ndërkombëtare.
  • Misionet tregtare dhe programi ynë për blerës ndërkombëtar si mundësi për t’u takuar me blerës të paraverifikuar dhe për të marrë këshilla rreth eksportit në panairet madhore tregtare në SHBA.

Diplomacia komerciale

  • Kapërcimi i pengesave tregtare për të hyrë me sukses në tregun kosovar.
  • Përfitoni nga angazhimi i bashkërenduar i qeverisë amerikane me qeverinë kosovare për të mbrojtur interesat e biznesit amerikan.

Promovimi i një kompanie të vetmePromovimi i një kompanie të vetme (SCP) i ofron kompanive apo filialeve të kompanive amerikane një shërbim të përshtatur enkas për të mbështetur dhe për të çuar përpara objektivat e tyre në një treg jashtë vendit.

  • Si mund t’i bëni lojtarët e mëdhenj jashtë vendit që veprojnë në vendin tuaj që t’ju vërejnë?
  • A ka firma juaj një mesazh të rëndësishëm për audiencën jashtë vendit?
  • A jeni duke hapur filialë në një treg të ri strategjik?
  • A e keni nënshkruar kohëve të fundit kontratë me një distributor të ri?
  • A jeni duke lansuar një produkt të ri?
  • A do të dëshironit të caktoni një seminar ku do të promovohej produkti apo shërbimi juaj?

Seksioni komercial në ambasadën amerikane në Prishtinë mund të ndihmojë kompaninë tuaj për të identifikuar dhe planifikuar ngjarje promovuese që maksimizojnë ekspozimin tuaj në tregun e vënë në shënjestër. Na lejoni t’ju ndihmojmë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja tek shoqatat profesionale të industrisë dhe përdoruesit fundorë.Promovimi i një kompanie të vetme ofron lokacione kyçe promovuese për angazhimin e audiencës që keni në shënjestër, duke përfshirë:

  • Një auditorium: Mbajtjen e seminareve për audiencë të madhe.
  • Hapësira hoteliere: Ne do të aranzhojmë hapësirat hoteliere për biznesin tuaj.
  • Në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së: Mbajtja e pritjeve private me lojtarët kyç në industrinë tuaj në rezidencën e ambasadorit amerikan.

Seksioni komercial pranë ambasadës amerikane në Prishtinë siguron:

  • Listat e kontaktit, të cilat do të duhet të blihen
  • Dizajnimi dhe shtypja e ftesave
  • Prezantim dhe fjalë rasti nga një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane
  • Veprime konfirmuese telefonike para ngjarjes
  • Lista e pjesëmarrësve, me përditësime duke përfshirë të regjistruarit me vonesë
  • Dizajnimi dhe shtypja e letër-ftesës së përbashkët të prezantimit, duke paraqitur kompaninë tuaj dhe/ose temën e ngjarjes
  • Përgatitja dhe dërgesa postare e ftesave 6 javë para ngjarjes
  • Adresa dhe informacioni për parking për konferencë
  • Distinktivët me emra për pjesëmarrësit dhe stafin e tavolinës së regjistrimit
  • Lista e ofruesve të sugjeruar të ushqimit (nëse jashtë rezidencës së ambasadorit amerikan).

Klienti siguron:

  • Folësin(t)
  • Përzgjedhjen dhe pagesën e drejtpërdrejtë e furnizuesit të ushqimit
  • Profilin e kompanive që do të jenë në shënjestër
  • Agjendën e programit
  • Logon, që do të përdoret në letrën e përbashkët, në format .tif apo .gif
  • Njoftim së paku 4 javë para ngjarjes.

Kërkimi i partnerëve ndërkombëtarëSiguroni partnerët më të mirë ndërkombëtarë për rritjen e shitjeve tuaja. Bizneset dhe filialet e bizneseve amerikane të vogla dhe të mesme mund të kursejnë kohë dhe para duke përdorur si avantazh kërkimin për partnerë ndërkombëtarë (IPS) të Shërbimit Komercial të SHBA-së për të gjetur partnerë të para-kualifikuar globalë të cilët janë tashmë të interesuar në produktet dhe shërbimet e tyre.

 

Shërbimi për lehtësim të biznesit
Shërbimi i përputhjes Gold Key
Shërbimi Platinum Key
Promovimi vetëm në një vend
Kërkimi i partnerëve ndërkombëtarë