Ambasadori Delawie viziton kompleksin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë

Ambasadori Delawie viziton kompleksin e ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë, 25 gusht, 2017

Përshëndetje të gjithëve!

Jam te ndërtesa e ambasadës së re.  E di se shumë prej jush jeni kureshtarë rreth ndërtesës së re, prandaj ejani ta shohim bashkë!

Së pari e vërejmë se ndërtesa tani ka arritur pikën më të lartë të ndërtimit; pra e kemi përmbushur një të arritur të madhe.

Nuk mund ta vëreni ende, por kjo pjesë do të jetë hyrja në sektorin konsullor, ku shtetasit amerikanë do të aplikojnë për pasaporta, kurse shtetasit kosovarë mund të aplikojnë për viza.  Pas hapjes së ambasadës së re, do të ofrojmë shërbime të plota për viza – pra, s’ka më udhëtim deri në Shkup!

Do të kemi pamje fantastike përmbi qytet të maleve dhe peisazhit që do të sjellë në pah gjeografinë e bukur të Kosovës.

Ruajtja e dritës natyrore dhe grumbullimi i ujërave të shiut janë vetëm dy mënyra se si kjo ndërtesë do të jetë miqësore ndaj mjedisit.

Ndërtesa nga jashtë do të mbulohet me gurë nga Kosova, si ky.

Brenda ndërtesës, ekspozita e vënë përmes programit Arti në Ambasada, do të shfaqë koleksion të përhershëm të artit që do të kremtojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të shfaqen edhe artistë kosovarë.

Jemi më se të lumtur që do të bartemi në këtë ndërtesë vërtetë të mrekullueshme kur të kryhet në vitin 2018.

Ambasada e re paraqet përfaqësim të përsosur të fuqisë së përkushtimit të SHBA-së ndaj Kosovës.

Do të vazhdojmë të bëjmë krejt çka mundemi për ta përkrahur Kosovën në këtë kohë vendimtare të historisë së saj për përmirësimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e sigurisë rajonale.

Përderisa i afrohemi përvjetorit të dhjetë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kjo ndërtesë tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për të qëndruar në Kosovë.

Do t’i përditësojmë faqet e ambasadës në Facebook dhe në ueb përderisa ndërtimi i ambasadës së re vazhdon të përparojë, prandaj ju lutem, përcillini këto faqe shpesh.