Porosi pēr festat e fundvitit nga familja Kosnet

Porosi pēr festat e fundvitit nga familja Kosnet, 25 dhjetor, 2020

Përderisa shikojmë kah 2020-a, mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se ishte vit i tmerrshëm. Njerëzit humbën më të dashurit, vuajtën nga krizat shëndetësore dhe humbjet ekonomike; shumë prej nesh ishim të ndarë nga anëtarët e familjes për shkak të Covid-it dhe masave kufizuese në udhëtim.

Por, përderisa mendojmë për këtë vit, shpresoj se gjithashtu mund të mendojmë për heronjtë, profesionistët shëndetësorë dhe policinë, të cilët vuajtën për t’na mbajtur të sigurt, mësimdhënësit dhe prindërit që vazhduan t’i edukojnë fëmijët në rrethana të vështira, shkencëtarët që zhvilluan vaksinat e reja në kohë rekorde. Por, pandemia nuk ka marrë fund dhe ne duhet të vazhdojmë ta luftojmë atë duke përdorur masat në dispozicion si bartja e maskës, larja e duarve, mbajtja e distancës shoqërore, shmangia e grumbullimeve të mëdha.

Përderisa shohim përpara kah 2021-a me ndjenjë të përtëritur të optimizmit, e di se e ardhmja gjithmonë do t’na sjellë befasi, por për një gjë jam i sigurtë e ajo është se partneriteti, miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbeten të forta. Prandaj, familja Kosnett i dëshiron familjeve tuaja “Urime Krishtlindjen” dhe vit të sigurtë dhe të lumtur në 2021-n.