Përshëndetje të gjithëve. U bënë një vit që kur Alisoni dhe unë jemi në Kosovë. 2019-a ishte vit emocionues për Kosovën.
Ishte vit i madh edhe për komunitetin e ambasadës në shtëpinë tonë të re. Gjithashtu, ishte vit i madh edhe për familjen Kosnett. Malika ka një vëlla të ri, Bucky-n.
Dhe 2020-a do të jetë vit emocionues, gjithashtu. Një vit gjatë të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin popullin e Kosovës në përpjekjet e veta për ta ndërtuar një të ardhme në paqe, me drejtësi dhe prosperitet. Urime Viti i Ri